Shkëmbim Maicon - Kaka?

Real Madridi ka hedhur në horizont një ide të jashtëzakonshme, pasi i ka ofruar Interit mesfushorin Kaka, për të marrë në formë shkëmbimi mbrojtësin brazilian, Maicon.

Tuttosport shkruan se Massimo Moratti ka marrë një telefonatë nga Florentino Perez, i cili i ka dhënë kohë bosit Nerazzur që të vendosë nëse do të japë të holla dhe Maiconin për të transferuar Kakan.

Ende nuk dihet sa mund t’u besojmë këtyre spekulimeve, por një gjë është e sigurtë – kalimi i Kakas te Interi do të ishte një goditje, shumë, shumë e rëndë për tifozët e Milanit, të cilët tashmë kanë përjetuar dy goditje të mëdha këtë verë.