Reprezentuesi spanjoll, i cili është jashtë aksionit që prej frakturës së pësuar në Kupën e Botës për Klube, ka punuar intensivisht në rikthimin e formës dhe tani si duket ka ardhur momenti i tij.
AS shkruan se ish-sulmuesi i Valencias ka qëndruar vazhdimisht në rehabilitim dhe se rikthimi i tij është vendosur të jetë më datën 8 gusht në takimin ndaj Manhcester United në Stockholm të Suedisë.





