Lamtumirë Bajram - poezi islame nga Rrahman Ferizi

Bora e bardhë shkundet nga tekbiret e Bajramit
Skuqet me gjakun e paqes, të Kurbanit

Antenate e zemrave afrohen në Urime

Jetimët njomin buzët me ushqim të ngrohtë

Vizitohen dyer të mbyllura nga harresa e dynjasë

Hapen zemratë drejtë valeve të ahiretit

Kërkojnë jetimët, skamnoret dhe të vobektit

E nuk e kan vështirë t’i gjejnë?


Ata flasin me zërat e ngjizur të tyre

Thërrasin zemrat e thara

Sikur të vie më shpesh Festa e Kurban Bajramit?


Pushtetaret ushqejnë qentë e tyre me mish të freskët

Dhe hedhin buk bajatë në kontenjier

Së bashku me rroba “ të vjetra” nga sirtarët

Ngopen nga djerësa e punëtorve pa shtëpi, pa plang!

Dhe flijnë të qetë, të ngrohtë



Sa mjerim kur nuk ka ndjenja për të nevojshmin

Sa mjerim kur nuk ka ndërgjegjeje që vret zemratë

“ Nuk është besimtar ai i cili ngopet

E fqinji i tij flinë barkthatë” *

O Bajram qofsh i gëzuar

Ti po shkon ne ku po mbetemi

Jemi jetim, të vobektë, invalid të luftës …

Të vetëm

Të presim, të na vizitosh ma shpesh !


Të presim me mall


*Muhamedi mëshira dhe paqja e Zotit qoft mbi të

Related Posts: