Kjo jete - poezi islame nga Shkelqim Osmani

Ne skena ardh por na kane sjell
Të rrime po sdeshem prap na mbajne
Dhe po svazhdume me Të të ecim
Është e pamundur të ia dalim mbanë.

Këndojm e qeshim dhe s’prekupohemi

Të vujmë e te qajm, kërkojm të harrojmë
Dhe, me shume pak, ne krejt marrohemi
Krijuesin tonë nuk e kujtojmë

Pa halle, me pare jeten e dona

Me ba qejf ne pa ja nda
Me vëlla e motër krejt largohena
Materialista tash jena ba

Sa pak, ne jeten me ba me e shtru

Na rritet mendja s’ka ku me shku
Dhe larg i shtyjme Din e Iman
Varfërojm zemrat prishim dynjan


Gjynahqar Zot ne mos mbetshim

Nën mëshirën tënde na streho
Se tani inshaAllah do të kujtohena
Ibadet ma shpesh Ty me të ba

Dhe po sdeshëm ne me ik

Vijne na marrin pa na pyt
Per jete tjeter c'fare me ba
La il-lahe il-lallah
Shehadetin ma shpesh me than


Pa na pyt na kane sjell

Do na marrin pa na vet
Në kët jet c'fare na kërkohet?!
Vec besimi I vërtet.