“Nuk ka nevojë për nivele ekcesive të presionit, sepse ekipi që ka diçka për të humbur është Juventusi”.
“Por, lojtarët duket të jenë të përgatitur psikologjikisht për ndeshjet vendimtare dhe të jenë sa më të qetë. Ne duhet të luajmë me entuziazëm, me guxim duke e ditur se kemi aftësinë për të fituar”.
“Tani kemi derbin para nesh, që është ndeshje e veçantë, ndërsa ne kemi mundësinë për të tejkaluar Juventusin edhe pse fati është në duart e tyre”, ka deklaruar Allegri para derbit.





