Guardiola vendosi që të largohej nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe pas lamtumirës së tij me tifozët në Camp Nou, Rosell tha se Guardiola është i mirë se ardhur që të rikthehet në të ardhmen.
“Askush nuk u largua para fundit të ndeshjes. Camp Nou tha qartë dhe zëshëm: “Ne të duam, Pep”.
“Pep mund të rikthehet kur të ketë dëshirë”, ka thënë Rosell pas fitores prej 4-0 ndaj Espanyolit.





