“Të përjetosh ndeshje të tilla është ëndërr për të gjithë te Milani. Barcelona është ekipi më i fortë në botë, por ne do të tentojmë t’i mposhtim me rastet që do të krijojmë”.
“Kur kemi luajtur në Barcelonë kemi pasur shumë raste dhe tani do të tentojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Është vështirë të luash ndaj Barcelonës sepse ata kanë teknikë dhe ata gjithmonë i përshtaten ritmit të takimit. Do të na duhet baraspeshë dhe të luajmë me topa të gjatë për të mos i lejuar posedim Barcelonës”, ka thënë Allegri.





