Specialisti i transfereve Gianluca Di Marzio ka pranuar se Milani tashmë ka mbajtur bisedime me agjentin e Tevez.
“Kia Joorabchian, agjenti i Carlos Tevez tashmë ka kontaktuar me Milanin dhe së shpejti do të flasë edhe me Interin dhe Juventusin. Interi nuk është aq i interesuar për shkak të kërkesave të mëdha kontraktuale dhe pa mundësisë për ta shfrytëzuar në Ligën e Kampionëve”, theksoi Di Marzio.