United mund të përballet me Real Madridin apo Barcelonën në rast se Benfica mposht Otelulin në xhiron e fundit të fazës grupore dhe kjo nuk është dhe aq problem për Nanin i cili nuk frikësohet nga gjigantët spanjollë.
“Nëse ne përfundojmë në vendin e dytë dhe tërhiqemi në short me një ekip të madh, atëherë ky nuk do të jetë probem për ne. Nëse keni ambicie për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë do t’ia arrini”, u shpreh Nani.