Më në fund fiton Arsenali

Arsenali ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Sunderlandit në ndeshjen e zhvilluar në Emirates që përfundoi me rezultat 2-1 për Topçinjtë.
Arsenali e nisi për mrekulli këtë takim, kur Robin Van Persie shënoi në minutën e parë pas asistimit të Gervinhos.

Ndeshja vazhdoi me dominim të vendave, por Sebastian Larsson barazoi rezultatin pas gjysmë ore lojë (31’).

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkonte drejt barazimit, kështu nuk mendoi Robin Van Persie (83’) i cili shënoi golin e fitores.

Arsenali me këtë fitore fillon të ngjitet dalëngadalë në majat e tabelave, pas krizës së rezultateve në javët e para.