Përkundër dominimit gjatë pjesës më të madhe të takimit, Juventusi nuk arriti të shënonte asnjë gol të vetëm.
Me barazim përfunduan edhe të gjitha ndeshjet tjera të orës 15:00 (Atalanta – Udinese, Genoa – Lecce, Cagliari – Udinese), përpos Bolonjës që shënoi dy gola në fitoren ndaj Novarës.
Edhe pas javës së gjashtë Juventusi mbetet lider me 11 pikë në tabelën e Serie A, po aq sa ka edhe Udinese, ndërsa Napoli, Cagliari dhe Palermo janë në vendin e tretë me nga 10 pikë.





