Ferguson: Ja pse qëndroi Rooney në stol!

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai e ka lënë në pankinë Wayne Rooneyn për ndeshjen ndaj Liverpoolit për shkak se sulmuesi ishte tepër i prekur nga suspendimi.
Rooney është suspenduar me tri ndeshje nga UEFA, duke ia pamundësuar sulmuesit të luajë në Euro 2012, së paku në fazën grupore.

“Wayne është tepër i prekur nga ky suspendim. Ai mund të mungojë në Euro 2012 për shkak se askush nuk garanton që Anglia do të kualifikohet nga grupi. Anglia e ka pasur shumë të vështirë që të kualifikohet në kampionate të mëdha dhe për Rooneyn tri ndeshje suspendimi janë shumë”, deklaroi Ferguson.