Ranieri: Duhet të reagojmë

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka deklaruar se ekipi i tij duhet të reagojë pas disfatës turpëruese në udhëtim te Catania me rezultat 2-1.
“Ne kemi pasur nevojë për pikë dhe kemi qenë në rrugë të mirë, por në pjesën e dytë pranuam gola nga dy kundërsulme”.

“Ne është dashur të qëndrojmë kompakt sin ë pjesën e parë, por tani duhet të mbesim të qetë dhe të punojmë shumë, sepse ka shumë punë për t’u bërë. Unë kam kërkuar nga ekipi të mbajë formën. Tani duam të reagojmë dhe të kthehemi në maje”, ka thënë Ranieri për Sky.