24 vjeçari ishte rikthyer nga lëndimi, por u detyrua që për shkak të një dëmtimi tjetër në kofshë të largohej nga takimi vetëm tetë minuta pas inkuadrimit.
Menjëherë mjekët e Barcelonës e kanë ekzaminuar mbrojtësin dhe kanë arritur të zbulojnë një zgjatje në kofshën e tij të djathtë, duke bërë që ai të qëndrojë dy javë jashtë fushave.





