Një autogol i Aleksandr Volodko, një gol i Pedro Rodriguez, një dygolësh nga Lionel Messi, dhe një gol i minutës së fundit i shënuar nga Villa, vulosën ndeshjen.
"Ishte vështirë për ne pasi BATE është një rival i vështirë. Pavarësisht rezultatit të thellë, kjo na kushtoi neve me shumë mund para se të arrinim golin e parë. BATE është një ekip shumë i vështirë të luash dhe nuk ishte lehtë. Këto ndeshje në Ligën e Kampionëve gjithmonë janë të vështira, por ne kemi merita për rezultatin", ka thënë sulmuesi spanjoll.
Barcelona mban kreun e grupit së bashku me Milanin, që mposhti Viktoria Plzen me rezultat 2-0 në San Siro.