Allegri, fjalë të mira për Ibran

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se Zlatan Ibrahimovic është vendimtar për shpresat e ekipi të tij për të arritur sukses këtë sezon.
Suedezi fitoi dhe shndërroi në gol një penalti, para se të asistojë për Antonio Cassanon në golin e dytë, në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Viktoria Plzen në grupin H të Ligës së Kampionëve.

"Është një fitore e madhe, dhe një e cila ja vlen të pasojë rezultatin tonë te Barcelona. Ne ishim në mes të një ndeshje të mirë dhe të keqe sonte, por mbi të gjitha fitorja është e merituar. Ibrahimovic është një lojtar i madh për ne, dhe injekton një fizikalitet në ekip", ka thënë Allegri.

Related Posts: