Të zgjedhurit e trajnerit Walter Mazzarri shënuan fitore 2-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e të martës të grupit A, dhe tash qëndrojnë të dytët në grup, vetëm pas Bayernit, që do të jetë rivali i tyre i radhës.
"Ende ka ndeshje për t'u luajtur, por ne mund ta kalojmë grupin. Jam i kënaqur që Bayern Munich mposhti Manchester Cityn, dhe tash ne duhet t'i mposhtim gjermanët kur të luajmë me ta. Ne jemi të interesuar ta fitojmë Ligën e Kampionëve", ka thënë De Laurentiis.
Napoli megjithatë ka një ndeshje të vështirë për të menduar, pasi përballet me Interin në Giuseppe Meazza në kuadër të Serie A gjatë këtij vikendi.