Pasi Frank Lampard kishte hapur rezultatin në Mestalla duke shënuar një gol në fillim pjesës së dytë, një penalti e vonshme nga Roberto Soldado i solli Valencias një pikë.
"Ne kemi shijuar një ndeshje sensacionale. Valencia dha shumë mund. Të dyja ekipet kanë mundur të fitojnë", ka thënë Llorente për Superdeporte.es.
Llorente ka lavdëruar lojtarët, e në veçanti portierin Diego Alves, i cili bëri një varg mbrojtjesh në pjesën e dytë.





