Dy gola të Roman Shirokov, dhe një gol i Danny i dhanë Zenitit fitoren pasi portugezët kishin kaluar në epërsi të hershme pas 10 minutash lojë.
"Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme, me një intensitet të madh, dhe krijuam shumë shanse. Pjesa e parë dhe e dyta ishin dukshëm të ndryshme, pjesërisht për shkak të faktit se ne ishim të frikësuar të tregojmë aftësitë dhe kualitetet tona herët në ndeshje".
"Në pauzë u thash lojtarëve se nëse ata luajnë me qetësi, do të jetë më lehtë për ta të tregojnë atë çfarë janë në gjendje. Kjo saktësisht ndodhi. Porto është një ekip i shkëlqyeshëm, por ne bëmë shumë presion në pjesën e dytë dhe kjo nuk i lejoi ata të luajnë në lojën më të mirë", ka thënë Spalletti për UEFA.com
Mysafirët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas përjashtimit të Jorge Fucile dhe Spalletti mendon se kjo ka qenë një avantazh shtesë për ekipin e tij.





