“E angazhova De Jongun në vend të Dzekos, sepse dëshiroja që ai të qetësonte gjithçka brenda pesë minutash që të mos pranonim golin e tretë dhe pastaj e doja Carlos Tevezin në fushë”.
“Atëherë ai refuzoi të hynte, ai refuzoi të hynte në fushë. Për mua është një situatë e keqe, sepse është e pamundur që një lojtar të refuzojë të luajë dhe t’i ndihmojë skuadrës”.
“Ai ishte i zhgënjyer që nuk luajti, por ne luajmë me 11 lojtarë. Për ta bërë atë është e pamundur. Sonte në këtë ndeshje ne patëm një problem. Më herët asnjëherë nuk kemi pasur problem- ne e filluam shumë mirë sezonin- të gjithë lojtarët kanë luajtur, por nuk mund ta pranoj që një lojtar të refuzojë të hyjë në lojë. Nuk mund ta pranoj këtë”.
“Për mua, ai ka marrë fund. Po të varej nga unë, ai do të ishte jashtë klubit”, citohet Mancini nga SkySports.





