Vendasit e filluan shumë mirë takimin duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Danny Welbeck (16’ dhe 17’) dhe në të dyja rastet ishte asistues Ryan Giggs.
Mirëpo në gjysmën e dytë, me golat e Fabian dhe Alexander Frei (58’ dhe 60’), zviceranët e barazuan rezultatin.
Për t’i befasuar të pranishmit në Old Trafford, Alexander Frei i kaloi mysafirët në epërsi nga penaltia.
Ndërsa shpëtimtar i Djajve të Kuq doli Ashley Young, i cili pas asistimit të Nanit e barazoi rezultatin (90’).
Benfica e ka fituar takimit tjetër të Grupit C duke e mposhtur Otelul Galatin me rezultat minimal.
Pas xhiros së dytë, në këtë grup prijnë Baseli dhe Benfica me nga katër pikë.





