Bayerni i fortë për Cityn

Bayern Munichu u ka treguar drejtuesve të Manchester Cityt se paraja nuk është gjithçka duke e mposhtur skuadrën e tyre me rezultat 2-0 në Allianz Arena.
Bavarezët e dominuan përballjen, ndërsa dilemës për fituesin i dhanë fund që në gjysmën e parë.

Ishte sulmuesi Mario Gomez lojtari më meritor për këtë fitore, pasi që realizoi të dy golat e vendasve (38’ dhe 45’+1).

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Napoli e ka mposhtur Villarrealin me rezultat 2-0.

Pas xhiros së dytë, Bayerni kryeson me gjashtë pikë, ndërsa Napoli ka katër pikë.