Mysafirët e filluan më mirë takimin duke shkaktuar probleme para portës së Iker Casillas, mirëpo pas disa minutash, Los Blancos filluan ta imponojnë lojën e tyre.
Pas një aksioni të jashtëzakonshëm dhe kombinimeve të sakta të lojtarëve vendas, Cristiano Ronaldo kaloi Realin në epërsi pasi topin e fundit e pranoi nga Karim Benzema (25’).
Goli dytë erdhi nga braziliani Kaka, i cili e pranoi një top nga Ronaldo dhe gjithçka e zgjidhi vet (41’), duke i dërguar Mbretërit në pushim me epërsi të dyfishtë.
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (49’), Kaka depërtoi thellë pranë portës dhe ia pasoi topin Benzemas, i cili shënoi për rezultatin 3-0.
Në vazhdim ra tempi i lojës, duke qenë se vendasit ishin të kënaqur me rezultatin, ndërsa mysafirët e kishin të vështirë ta shënonin së paku golin e nderit, megjithatë nuk munguan rastet deri në fund të takimit.
Në përballjen tjetër të Grupit D, Lyoni ka fituar me rezultat 2-0 kundër Dinamo Zagrebit.
Pas dy ndeshjes, Real Madridi prin me gjashtë pikë, ndërsa ndiqet nga Lyoni që ka katër pikë.





