Braziliani ishte pjesëmarrës në golin e parë, shënoi të dytin dhe asistoi në të tretin, duke bërë që Los Blancos të kryesojnë me gjashtë pikë në Grupin D.
“Këto ndjenja janë të mira. Zhvilluam një lojë të mirë, po ia kalojmë mirë në grup”.
“Por nuk është vetëm kjo ndeshje, në ndeshjet e fundit ne jemi përmirësuar”, ka thënë Kaka për TVE.
Ai ka shtuar se është i lumtur që ndjehet mirë fizikisht dhe po mundohet që ngadalë ta rikthejë formën e tij për të fituar trofe me Realin.





