Nga Dedë Preqi
Lufta e pushtuesit serb e vitit 1999,ndaj popullatës shqiptare në
Kosovë, ishte lufta më barbare e gjithë shekujve,apo mund të quhet
„Lufta e të çmendurve“,sepse të gjitha luftërat njeriu i shkakton me
vetëdije, por nuk mund të paramendohet një luftë e tillë, jo vetëm që
vret njerëz të pa fajshëm dhe masakron,por eshtrat e tyre i merr me vete
kur ikë, shumicën e eshtrave i fsheh,shumicën i kall në furra
hekuri,duke menduar,që t‘ua humbë gjurmët,dhe po bëhen 12 vite deri
sot,me ato eshtra shqiptare,shteti serb bënë biznese politike para syve
të Evropës dhe botës . As historia më famëkeqe botërore e Hitlerit nuk
ka vepruar me judët,në këtë mënyrë,sikur shteti i Serbisë fashiste që
veproi me shqiptarët,dhe po vepron sot me eshtrat e atyre, të cilat i
mbanë peng që prej vitit 1999,deri sot ,të fshehura në territoret e
veta. Kjo ishte strategjia e luftës kriminele serbe ndaj popullatës
shqiptare,e cila me fshehjen e kufomave shqiptare,dëshironte që të
fshihen edhe gjurmët e krimit,me qëllim që të pengohen hetimet në
Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kjo platformë kriminele serbe nuk u
ngopë me gjenocidin që shkaktojë në Kosovë,sidomos në vitet 1998-99,kur
ky shtet sipas planit të saj makabër të ashtuquajtur“Patkovica“,të
Millosheviqit, bashkë me kishën Ortodokse serbe,vranë e masakruan e
kidnapuan rreth 20 mijë shqiptarë,dhe afro 800 mijë i dëbuan nga vatrat e
tyre.
U bënë 12 vite, që nënat kosovare po i kërkojnë bijtë dhe bijat e
veta,të gjallë ose të vdekur,të kthehen në vendin e vet. Thirrjet e
nënave janë të vazhdueshme,deri sa të gjinden lulediejt e tyre,ato nuk
mund të qetësohen dhe nuk mund të pajtohen me përgjigjet e qeveritarëve
të Kosovës,të cilët,thuhet se kanë bërë shumë pak ,dhe fare pak u
dëgjohet zëri i tyre,për çështjen e të pagjeturve. Shumë gjëra i ka
zvarritë edhe UNMIK-u,i cili për këtë çështje ka vepruar me
rezervë,sepse ka mundur të bëjë më shumë në bazë të kompetencave që ka
pasë. Aq më pak lëvizje e veprime ka edhe EULEX-i,i cili këtë çështje
nuk e merr me seriozitet ende,dhe gjërat në këtë mënyrë kanë mbetur
pezull. Nënat shqiptare të Kosovës përditë shprehin brengat e tyre,kur
kalojnë pranë Kuvendit të Kosovës,ku në rrethojat e Kuvendit janë varura
fotografitë e të pagjeturve,të cilët thërrasin me zërin e tyre të pa
dëgjueshëm“M o s na lini këtu të varur,s e p s e ndjehemi edhe më të v
r a r ë“ Shumica e deputetëve të Kosovës,e kthejnë kokën dhe nuk e
prekin këto fotografi,sepse s’ka sedër fare, ka filluar lufta dhe ka
mbaruar, atij deputeti nuk ju ka dëmtuar asnjë pulë,e lë më njeri,dhe si
ka për të ndjerë dhimbje,i cili nuk dinë se ç‘është jeta dhe dhimbjet e
saja,kur të gjitha të mirat i ka sot,dhe ai dinë të tregojë vetëm për
jetën luksoze të tij…Në Kuvendin e Kosovës,fare pak dëgjohet zëri i
atyre që prekin fatin dhe çështjen e të zhdukurve,por shumicës së
deputetëve më shumë u intereson të mbledhin vota për ta votuar futjen e
mësimit fetarë dhe shamisë nëpër shkolla parauniversitare,të cilët e
marrin si parim të fesë dhe moralit…duke harruar gjakun e atyre filizave
të njoma të kombit, të cilët u flijuan për këtë popull. Nënat shqiptare
janë shumë të forta,ato e ushqejnë shpresën,se një ditë do të arrijë
qëllimi i tyre,ti gjejnë të dashurit e vet,të cilët i presin me pa durim
më shumë se 12 vite.
-Nënat shqiptare e kanë dëshmuar fisnikërinë e tyre
Nëna shqiptare,Ajo është krenaria e kombit tonë. E dinë bota mbarë se
çfarë trima ka lindë nëna shqiptare. E dinë tërë bota,kur femra e
Ballkanit ishte analfabete,ndërsa Elena Gjika ishte një prise,dhe luante
një rrol të madh dhe të veçantë në atë kohë. Gjithë bota mbarë e njeh
rolin e Nënë Terezës,e cila me veprën e saj humane u bë edhe Nëna e
botës. Sot është vështirë t‘i përshkruash vuajtjet e nënave tona
shqiptare,të atyre nënave, të cilat përditë derdhin lot për bijtë dhe
bijat që mbetën në luftë,ku eshtrat e tyre i mbanë peng armiku serb,dhe
është vështirë ,apo kurrë nuk pajtohet zemra e tyre,deri sa një ditë të
kthehen të gjithë deri te i fundit,në atdheun e tyre,të pushojnë të
qetë,dhe të çmallemi për jetë me ato lule të çmuara të kombit. Vendi ku
gjinden ato kufoma shqiptarësh të pa fajshëm,do të ndezët brenda si një
vullkan i pa shuar,i përzier me eshtra dhe lot të nënave ,që kurrë nuk
do të shuhet ,deri kur ato eshtra do të kthehen të gjithë në atdheun e
vet dhe të prehen të qetë për jetë e mot.





