President serb Boris Tadiq akuzon Prishtinën për ndryshim identiteti të shenjtëroreve serbe





Presidenti
i Serbisë, Prof.dr.Bors Tadiq, tha se arti modern mund ta ndihmojë pajtimin si
fusha e vetme në të cilën kanë vazhduar shkëmbimet që nga luftërat e
vitit 1990 në ish-Jugosllavi.



Këto komente presidenti serb i bëri në një konferencë që pasoi
takimin e nëntë presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, i cili u
zhvillua në në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac.



Në fjalimin e tij, Tadiq foli edhe për trashëgiminë kulturore e
fetare serbe në Kosovë, një pjesë e së cilës është nën përkujdesjen e
UNESCO-s.



“Ato objekte përfaqësojnë thelbin e identitetit serb. Fizikisht ato
janë, fatkeqësisht të rrezikuara nga ekstremistët-më shumë se 150 kisha
dhe manastire janë shkatërruar që nga qershori i vitit 1999. Ne jemi
dëshmitarë të përpjekjeve politike të Prishtinës për të ndryshuar
identitetin e padiskutueshëm të këtyre shenjtëroreve në një identitet
kosovar” tha ai.



Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët pjesëmarrësit e samitit që u
mbajt nën patronazhin e UNESCO-s thanë se “do të mbesin të përkushtuar
plotësisht për procesin e pajtimit në Evropën Juglindore për të ndërtuar
një të ardhme paqësore, prosperuese e evropiane për tërë rajonin”.