Macheda i gatshëm për Man United

Frederico Macheda është i ngazëllyer me dy golat e shënuar për Manchester United në miqësoren ndaj ekipit New England Revolution.
Italiani, i cili kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Genoa, është rikthyer në Old Trafford dhe thotë se do të shfrytëzojë çdo gabim që do të bëjnë rivalët e tij sulmues për të dëshmuar veten dhe për të depërtuar në formacionin startuar.

“Unë jam i ri. Duhet të punoj fuqishëm pasi këtu ka një konkurrencë të fuqishme. Ata të gjithë janë kampionë. Nëse menaxheri më jep shans, unë do të jem i gatshëm ta dëshmoj veten”.

“Nuk kam folur me menaxherin. Ai më ka thënë të vazhdoj të stërvitem fuqishëm por ende nuk kemi folur për të ardhmen”, ka thënë Macheda për Press Association.