Van Marwijk: United, hap të mirë për Sneijder

Përzgjedhësi i Holandës, Bert van Marwijk i ka dhënë vullnet Manchester Unitedit që të vazhdojë tentimet për të transferuar mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder, duke thënë se Djajtë kanë bërë hap të duhur në këtë drejtim.
“Një transferim te Manchester United do ta bënte Sneijderin lojtar më të mirë. Ai ka luajtur për top klube si Real Madridi dhe Interi, por mendoj se United do të ishte një hap tjetër para për të”.

“Kjo për shkak të filozofisë së tyre dhe nivelit që po luajnë, por për shkak të sfidës së re. Do ta inspirojë atë dhe do t’i japë energji të re”, theksoi Van Marwijk.