“Le ta bëjmë Interin më të suksesshëm. Unë gjithmonë kam dëgjuar se Interi është klub fantastik, me gjithë atë që ka fituar dhe me nivelin në të cilin po luan. Unë isha i sigurt se kjo do të ishte mundësi e mirë për mua”.
“Unë jam i ngazëllyer që kam rastin të luaj këtu dhe të tregoj çfarë jam në gjendje të bëj. Shpresoj të kem momente të mira te Interi. Unë e di se jam duke shkuar te një ekip që ka shumë brazilianë të cilët për momenti po luajnë për kombëtaren”, tha Jonathan.