Pasi fitoi Kupën e Mbretit në sezonin e tij të parë në Santiago Bernabeu, Carvalho thotë se Jose Mourinho është i gatshëm ta drejtojë ekipin drejt trofeve më të rëndësishëm në sezonin e ri.
“Ai gjithmonë ka dashur të përmirësohet, që nga dita e parë dhe deri sot. Me të ju mësoni çdo ditë; viti i tij i dytë është më i mirë se i pari pasi lojtarët e njohin njëri-tjetrin më mirë – kjo ka ndodhur te Porto dhe Cheslea”, ka thënë Carvalho.





