“Ne kemi vuajtur shumë nga kritikat, edhe pse e dinim se nuk po i bëjmë gjërat si duhet, por në të njëjtën kohë ata na kanë ndihmuar neve, pasi ata na kanë bërë më të fuqishëm si grup”.
“Edhe pse kritikohem, gjithmonë do të vij në ekipin kombëtar. Vij sepse gjithmonë dua të luaj dhe nuk do të ndryshoj vetëm për shkak të asaj çfarë shkruan shtypi. Kurrë nuk jam shqetësuar për atë çfarë shtypi thotë dhe nuk do të filloj të shqetësohem as tash. E vetmja gjë për të cilën kujdesem është çfarë thonë fansat... askush nuk dëshiron të ofendohet”.
“Kam ardhur në ekipin kombëtar pasi mendoj se është pjesë e imja dhe përpiqem të qëndroj në distancë nga gjithë kjo. Kjo është hera e parë që kam kaluar nëpër diçka si kjo me mediat, por nuk jam në gjendje të ndryshoj”, ka thënë Messi.





