20-vjeçari iu bashkua United nga Atletico Madrid për 18 milionë funte si zëvendësim i Edwin van der Sar, i cili u pensionua në moshën 40-vjeçare.
“Kam shkuar ta shoh Petr Cech kur ai ishte në Rennes. I thash vetes, ‘Po, ky është shumë i ri’. Por Chelsea e bleu në fund të sezonit për shtatë milionë funte dhe ai kurrë nuk ka qenë jashtë ekipit”.
“Andaj mosha nuk është me rëndësi kur ju keni aftësi të një portieri si Petr Cech ose, ne e dimë, edhe David De Gea”, ka thënë Ferguson.





