Libri “Rrugëtimi nëpër mjegulla”, paraqet një ndihmesë dhe plotësim të madh nga fusha të ndryshme.
Libri “Rrugëtimi nëpër mjegulla”, paraqet një ndihmesë dhe plotësim të madh nga fusha të ndryshme. Tekstet e paraqitura në këtë libër, një pjesë e tyre janë më parë të botuara, edhe nëpër revista të ndryshme dhe gazeta, e që tani janë të përmbledhura si një tërësi homogjene dhe të lidhura në varg të njëpasnjëshëm, saqë të japin përshtypjen se i ndihmojnë njëra-tjetrës dhe që çdo heqje eventuale e ndonjë teksti mund të prishë kohezionin logjik të librit. Përmes këtyre shkrimeve mëtohet të thuhet “Atë që e bëra për shkencën i takon tërë botës”, thënie kjo mjaft domethënëse. Përmes këtyre eseve dhe studimeve, të cilët në vete ngërthejnë probleme dhe padrejtësi aktuale, do të mundësohet një fillim i një rrugëtimi, esenca e të cilit është kapja e të gjithëve për litarin e quajtur qëndrueshmëri dhe gjallëri, do të shihet e vërteta, qoftë edhe ajo e hidhur, e vërtet që për dikë do të jetë helm, por para se gjithash shërues dhe mëshirues për të devotshmit.
Libri është i ndarë në tre kapituj:
Kapitulli i parë: Çështje ekonomike
Kapitulli i dytë: Sfida shoqërore
Kapitulli i tretë: Përballë problemeve aktuale
Recensentë: Mr. Ardian Ramadani dhe Qerim pllana
Titulli: Rrugëtimi nëpër mjegulla
Autori: Iljasa Salihu
Numri i faqeve: 308
Botues: Autori
Viti dhe vendi i botimit: 2010, Shkup





