Stamboll, 1975. Kemali, djale i nje familje elitare, i edukuar ne Perendim, i fejuar me Sibel, nje vajze e rrethit te tji, njihet rastesisht me Fusum, nje bukuroshe qe punon shitese ne nje dyqan cantash. Ne perpjekje per te qene konform me c'fare kerkohet prej tij, Kemal e nderpret marrdhenien me Fusum, por pak nga pak, pushtohet nga obsesioni per te. Ne vitet qe vijne, Kemal do jetoje per ato pak caste qe mund te kaloje me Fusum dhe familjen e saj dhe do ndertoje nje muze me sende qe i perkasin asaj.
Museum of Innocence eshte historia e nje obsesioni dhe e nje njeriu ne kerkim te ekuilibrit midis tradicionales dhe modernes, po ashtu si Turqia. Shoqeria turke e pjeses se dyte te shekullit XX shpaloset me gjithe nuancat e saj, me gjithe dilemat e saj, me gjithe nostalgjite e saj, me gjithe vlerat e saj, me gjithe aspiratat e saj, ne kete veper qe eshte ndoshta me e arrira e autorit. Gjithshka shpaloset ngadale, ashtu sic duhet shijuar cdo rrefenje, por nuk ka ne rrefimin e Pamuk asgje te tepert, asnje bisede, detaj dhe personazh nuk mund te shkurtohet pa demtuar vepren, e cila eshte, ashtu si dhe 'Une jam e Kuqja' ose 'Stambolli', nje leter dashurie per qytetin e tij te zemres.
________





