Bild shkruan se 25 vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, duke lënë kështu shumën e transferimit si të vetmen çështje për t’u zgjidhur.
Besohet se skuadra më e trofeshme gjermane do të paguajë 18 deri 20 milionë euro për shërbimet e portierit të jashtëzakonshëm. Ishte thënë se Neuer nuk do të pranonte një transfer në Allianz Arena, për shkak se nuk do t’i tradhtonte tifozët e Schalkes.