Allegri: Më pëlqen Hamsik

Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai do të dëshironte që ta transferonte yllin e Napolit, Marek Hamsik.
I pyetur se cilin prej lojtarëve do të dëshironte ta drejtonte në të ardhmen, Allegri pa kurrfarë hezitimi pranoi të zbulonte emrin e futbollistit.
“Marek Hamsik. Ai ka cilësi të rëndësishme dhe duke parë moshën e tij të re, ai ka edhe shumë hapësirë për t’u përmirësuar”, theksoi Allegri.