“Ndeshja e dytë në Camp Nou ishte një prej momenteve më të rëndësishme në karrierën time. Unë po kthehesha në Barcelonë si kapiten i Arsenalit, me një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë, duke luajtur kundër miqve dhe familjes time në tribuna”.
“Ne kemi pasur pritje të mëdha nga kjo ndeshje, por përfundoi në mënyrë katastrofale dhe unë jam fajtori për këtë. Unë mbaj 70% përgjegjësi për eliminimin e Arsenalit nga Liga e Kampionëve”, pranoi Fabregas.