Ancelotti: Ky është një Chelsea i ri

Carlo Ancelotti thotë se nënshkrimet e reja të sezonit i kanë ndihmuar atij të krijojë një ‘Chelsea të ri’.
Kampionët në fuqi të Ligës Premier janë 12 pikë prapa liderit të tabelës Manchester United, por edhe me dy ndeshje më pak të zhvilluara, dhe sonte përballen me Blackpool në fushë mysafire.
Por Ancelotti beson se nënshkrimet e reja të janarit, si Fernando Torres dhe David Luiz, dhe ai i verës, Ramires, i kanë dhënë shpresa ekipit për të mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë.
“Sipas mendimit tim, ne mund të themi se është një Chelsea i ri. Torres, Luiz dhe Ramires janë lojtarë shumë të rëndësishëm në formacion. Por shpina e ekipit është e njëjta me Cech, Terry, Essien, Lampard, Drogba dhe Anelka”, ka thënë Ancelotti.