Arsenali dështoi të nxjerrë tre pikë gjatë vikendit duke barazuar pa gola ndaj Sunderlandit, por në anën tjetër rivali kryesor për titull, Manchester United, po ashtu u mposht nga Liverpooli. Tash Djajtë e Kuq udhëheqin tabelën me tre pikë, por edhe me një ndeshje më shumë se Arsenali.
“Mendoj se ne gjithmonë kemi qenë jashtë garës. Tottenham gjithmonë ka qenë i pesti në listë. Chelsea gjithmonë ka qenë një kandidat i fuqishëm për të përfunduar në top katërsh. Chelsea madje ende mund ta fitojë kampionatin, nuk është e pamundshme”.
“Ata janë të aftë të fitojnë shtatë ose tetë ndeshje në varg. Arsenali për mua mund të jetë favorit për ta fituar kampionatin”, ka thënë Redknapp





