Benzema: Forma ime falë Mourinhos

Karim Benzema është i ngazëllyer me dygolëshin e shënuar në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Racing Santander dhe thotë se forma e tij është falë trajnerit Jose Mourinho.
“Mourinho ka punuar shumë me mua, po ashtu edhe në aspektin mental. Tash ndjehem mirë në fushë dhe kjo është mirë për secilin”.
“Ndjehem mirë, edhe fizikisht edhe në kokë. Pas çdo ndeshjeje ndjehem më mirë. Do të punoj fuqishëm për të vazhduar të shënoj gola, pasi ky është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për gjithçka”, ka thënë Benzema.