Roma është duke u rikthyer në formë pas fitores 2-0 në derbin romak ndaj Lazios që u zhvillua të dielën, dhe Ranieri dëshiron të vazhdojë me fitore.
“A do të luajë Totti? Po. Nuk pres asgjë tjetër nga ai, vetëm dua të luajë ashtu siç ai di. Gjithmonë është vështirë të nxjerrësh tre pikë. Ne duhet të jemi kompakt dhe të vazhdojmë këtë rrugë”, ka thënë Ranieri.





