Magic, që mposhtën Hawks 4-0 në serinë e play-offit të sezonit të kaluar, kërkuan me ngulm fitoren në takimin e parë në mes të dy top ekipeve të Konferencës Lindore të NBA-së.
Vince Carter shtoi 19 pikë përfshirë pesë pikë në minutën e fundit, për t’i dhënë fitoren Orlando Magic.
Joe Johnson shënoi 23 pikë derisa Josh Smith 13 pikë dhe po aq kërcime për Atlanta, që pësoi humbjen e dytë radhazi këtë sezon, pas gjashtë fitoreve të para radhazi.





