Caceres sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Juventusi nga Barcelona, dhe kur është pyetur për mendimin e tij rreth të dyja ligave, ai ka thënë: “Është një futboll krejtësisht ndryshe. Në Itali është më fizik dhe më taktik. Në Spanjë futbolli është më i bukur, me më shumë hapësira”.
“Do të thosha futbolli italian është në rënie. Është vërejtur kjo. Futbolli në Spanjë, përveç që është më ndryshe, është më i mirë”, ka thënë Caceres.





