56-vjeçari zëvendësoi ish-trajnerin Markus Babbel në dhjetorin e vitit të kaluar kur ekipi gjerman po ashtu pati një periudhë të keqe, dhe ai arriti ta çojë ekipin në pozitën e gjashtë të tabelës dhe t’i sigurojë vend për në Europa League.
Megjithatë Stuttgart ishte i paaftë të vazhdojë formën e sezonit të kaluar edhe në sezonin e ri, dhe qëndron në fund të tabelës me vetëm tre pikë nga shtatë takime. Drejtuesit e klubit menduan se Gross nuk ishte njeriu i duhur për të nxjerrë klubin nga kriza dhe vendosën ta shkarkojnë atë.
Asistenti i tij, Jens Keller, është emëruar trajner kryesor derisa klubi të gjejë një zëvendësim të përhershëm. Christoph Daum është një prej kandidatëve për të drejtuar klubin gjerman.





