Menezes: Robinho është shembull për lojtarët e rinj

Mano Menezes ka lavdëruar kapitenin e ri të ekipit, Robinho, për maturinë e treguar.
“Robinho është i pjekur tash dhe, edhe pse nuk është i vjetër, ai është një prej lojtarëve më me përvojë. Ai është argëtimi dhe është i rëndësishëm për ne, andaj ai është një shembull për lojtarët e rinj”.
“Kjo ishte ndeshja ime e tretë në detyrë dhe ekipi po përparon. Për të vazhduar progresin, ne duhet të luajmë siç luajtëm kundër Ukrainës. Jam i kënaqur, pasi për momentin, qëllimi është të ndërtoj një ekip për Kupën Botërore 2014”, ka thënë Menezes për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Brazilit të hënën shënoi fitoren e tretë nga tre ndeshje në detyrë, pasi ekipi i tij mposhti Ukrainën me rezultat 2-0.