Ramos: Ishim me fat kundër Skocisë

Sergio Ramos thotë se Spanja ishte me fat që arriti të nxjerrë pikë maksimale nga ndeshja kualifikuese për Euro 2012 ndaj Skocisë.
“Ka disa cikle të ndeshjeve kur nuk e di pse, por ekipi hutohet në një aspekt. Skocia bëri shumë presion në fushë dhe arriti të na vendosë në vështirësi”.
“Ne duhet të mësojmë nga këto momente pasi nuk mund gjithmonë të nxirrni këto rezultate dhe t’i komplikoni gjërat. Spanja arriti me vështirësi t’ia dalë në këtë ndeshje”, ka thënë mbrojtësi i Real Madridit pas takimit të mbrëmshëm.