Wishere: Arsenali është në garë për titull

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, thotë se ata janë të aftë ta fitojnë titullin këtë sezon.
Topçinjtë janë shtatë pik prapa liderit të tabelës, Chelseat, pasi u mposhtën me rezultat 2-0 në Stamford Bridge para pauzës ndërkombëtare.
“Janë ditët e para, ne përfundimisht jemi në garë. E di se jemi shtatë pikë prapa, por mendoj se Chelsea përfundimisht do të lëshojë pikë dhe ne duhet të shfrytëzojmë këto raste”.
“Shpresoj të mos ketë shumë lëndime, por nëse ka, kemi një ekip të madh dhe mund t’ia dalim”, ka thënë Wilshere për faqen zyrtare të Arsenalit.