Zanetti mbështet transferimin e Kaka te Interi

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka mbështetur përpjekjen e drejtuesve të klubit për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Kaka.
Kaka aktualisht është jashtë fushe për shkak të një operacioni dhe është i pasigurt nëse do të rikthehet në ekipin e Jose Mourinhos.
“Ne flasim për një kampion të madh. Ai do të mirëpritet mirë nga tashmë një grup i fuqishëm. E di se keni folur për një transferim eventual te Interi. Kam dëgjuar për këtë nga gazetat”.
“Kampionët gjithmonë pranohen mirë dhe ata e dinë se si të luajnë së bashku, andaj përjashtoj se këtu mund ketë vështirësi me Kaka dhe Sneijder duke luajtur së bashku”, ka thënë argjentinasi.