Prandelli i kënaqur me pikën ndaj Irlandës Veriore

Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Cesare Prandelli, thotë se ai është i kënaqur me pikën e fituar ndaj Irlandës së Veriut.
Azzurët barazuan pa gola në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për kualifikimet për në kampionatin Evropian Euro 2012.
“Jam i kënaqur. Ishte një fushë e vështirë, ne u përpoqëm të fitojmë dhe pasuam topin shumë mirë. Ne luftuam deri në fund, andaj jam i kënaqur”.
“E kam ditur se do jetë një atmosferë e zjarrtë dhe e ruajtëm mirë ekuilibrin për 90 minuta, por po ashtu ishim në kërkim të vazhdueshëm të golit. Ne duhej të ishim ca më preciz në pjesën e tretë, por në përgjithësi jam i kënaqur”, ka thënë Prandelli.