Keane i frustruar te Tottenhami

Robbie Keane thotë se jeta e tij është ´e vështirë´ te Tottenham për shkak të hapësirës së paktë për lojë.
Keane është zgjidhja e katërt në sulmin e Tottenhamit, prapa Jermain Defoe, Peter Crouch dhe Roman Pavlyuchenko, dhe edhe pse Defoe ka pasur të lënduara ligamentet në gju, Keane ka filluar vetëm një ndeshje garuese këtë sezon.
"Kur nuk luani, është shumë vështirë. Unë dua të luaj futboll dhe e kam të vështirë kur nuk luaj, por duhet ta ulni kokën dhe punoni shumë në stërvitje, të cilën gjë gjithmonë e bëj".
"E mbaj veten në formë. Por shkëlqimi fitohet vetëm duke luajtur, dhe unë nuk kam luajtur shumë së fundi, po një gjë është se jam i freskët", ka thënë Keane.